Themelohet Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Malishevë

29 qershor 2021 | 11:37

Të hënën u mbajt takimi i këshillit nismëtar të personaliteteve të fushës së historisë dhe e themeluan Lidhjen e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Malishevë.

Me ftesën e grupit inicues, në takim mori pjesë drejtori i Institutit të Historisë së Kosovës, Sabit Syla me dy bashkëpunëtorë, i cili në fjalën përshëndetës i ka përgëzuar të pranishmit për nismën, si dhe i siguroi se do të kenë mbështetje profesionale nga Institutit i Historisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje të LHK – Dega në Malishevë, zgjodhi organet drejtuese të shoqatës.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës – dega në Malishevë u zgjodh, Lulzim Gegaj, nënkryetarë të shoqatës, Cen Desku dhe Admire Krasniqi, sekretar Lufti Morina dhe arkëtar Mujë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka…