Themelohet Liga Unike e Basketbollit Shqipëri – Kosovë

31 dhjetor 2020 | 19:59

Ditë historike për basketbollin dhe sportin e Kosovës dhe Shqipërisë u konsiderua momenti i nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për themelimin e Ligës Unike të Basketbollit.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarët e federatave përkatëse të basketbollit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arben Fetahu dhe Avni Ponari. Liga Unike në basketboll është i pari sport në mes dy vendeve që krijon një ligë të përbashkët të kësaj natyre.

Kjo ligë ka për qëllim realizimin e idesë së kamotshme për zhvillimin e aktiviteteve garuese të klubeve të të dyjave vendeve. Kryetar i kësaj lige është zgjedhur Ilir Trebicka.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar qytetarët për festën…