Themelohet nëndega e PDK-së në Hörby, Reçica: Do të vazhdojmë shtrirjen e strukturave në të gjithë Suedinë
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë shtrirjen e strukturave të saj në të gjithë Suedinë, ka theksuar Koordinatori për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, njëherësh deputet, Elmi Reçica, pas themelimit të nëndegës së kësaj partie në Hörby të Suedisë!
Z. Reçica ka deklaruar se kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Lulëzim Sopjani.
“Së bashku me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun dhe me kryetarin e Degës së PDK-së në Suedi, Valon Kryeziun, morëm pjesë në kuvendin zgjedhor të nëndegës së PDK-së në Hörby, me ç’rast kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Lulëzim Sopjani dhe po ashtu kryesia në përbërje të katër anëtarëve”, ka cekur Reçica.
“Në këtë takim të pranishëm ishin bashkëveprimtarë, intelektualë dhe aktivistë të devotshëm të PDK-së dhe struktura të tjera drejtuese të Degës së PDK-së në Suedi”, ka theksuar Reçica dhe ka përgëzuar themelimin e nëndegës si dhe zgjedhjen e Lulëzim Sopjanit në krye të saj.
“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë shtrirjen e strukturave të saj në të gjithë Suedinë”, ka deklaruar Elmi Reçica.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=695516295266064&set=pcb.695516835266010