Themelohet nëndega e PDK-së në Neuchatel të Zvicrës, kryetar zgjedhet Zuhdi Mullabazi
Në Neuchatel të Zvicrës është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i PDK-së, ku është themeluar Nëndega e 18-të me radhë.
I pranishëm nga Prishtina, ishte përgjegjësi për diasporë i Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Elmi Reçica. Reçica ka bërë të ditur se kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Zuhdi Mullazazi, i cili vjen nga familja e atdhetarit e heroit të UÇK-së, Selajdin Mullabazi – Mici.
“Së bashku me kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, z. Ragip Xhaka dhe me bashkëpunëtorë, morëm pjesë në themelimin e Nëndegës së PDK-së në Neuchatel, me ç’rast kryetar i nëndegës u zgjodh, Zuhdi Mullabazi, biznesmen i suksesshëm nga Rahoveci, i cili vjen nga familja e atdhetarit të shquar, heroit dëshmor të UÇK-së, Selajdin Mullabazi – Mici”, ka bërë të ditur përgjegjësi për diasporë i PDK-së, Elmi Reçica.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
Themelohet Nëndega e 18-të e Partisë Demokratike të Kosovës në Neuchatel të Zvicrës!
Së bashku me kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, z. Ragip Xhaka dhe me bashkëpunëtorë, morëm pjesë në themelimin e Nëndegës së PDK-së në Neuchatel, me ç’rast kryetar i nëndegës u zgjodh, Zuhdi Mullabazi, biznesmen i suksesshëm nga Rahoveci, i cili vjen nga familja e atdhetarit të shquar, heroit dëshmor të UÇK-së, Selajdin Mullabazi – Mici.
Zgjerimi i Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë është një storie suksesi, ku deri më tani kemi arritur të finalizojmë strukturimin dhe themelimin e 8 Degëve dhe 52 nëndegëve si në Zvicër, Suedi, Itali, Kanada, Francë, Bavari dhe Thurningen, Baden-Württemberg, dhe dega për Gjermaninë Veriore me seli në Hamburg, ndërsa së shpejti do të themelohen edhe dy degë në Gjermani, në Belgjikë dhe Finlandë.
Angazhimi i Partisë Demokratike të Kosovës për të zgjeruar strukturat e saj në mërgatë është shembull i vërtetë i përkushtimit tonë ndaj tyre. Ne do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri dhe energji për të ndërtuar lidhje të forta me të gjithë bashkatdhetarët tanë, kudo ku ata jetojnë. Nëndega e re në Neuchatel është vetëm një hap tjetër përpara në rrugën tonë drejt përmirësimit të ndërveprimit dhe përfaqësimit të mërgatës tonë në jetën politike të Kosovës, duke krijuar mundësi dhe hapësirë që të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit.