Themelohet nëndega e PDK-së në Oberaargau të Zvicrës

10 maj 2022 | 13:32

Është themeluar nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës në Oberaargau të Zvicrës. Lajmin e ka bërë me dije deputeti i PDK-së, Elmi Reçica.

Me këtë rast, kryetar i nëndegës u zgjodh Alban Krasniqi, ndërsa nënkryetar Agon Qerimi.
Po ashtu është zgjedhur kryesia e nëndegës në përbërje: Qemajl Krosa, Sazan Deskaj, Ahmet Gjukaj dhe Egzon Topalli.

“Është inkurajues fakti që shumë bashkatdhetarë të profileve të ndryshme po i bashkohen PDK-së dhe po angazhohen fuqishëm që ta fuqizojnë PDK-në në mërgatë dhe së bashku po punojmë që të ia rikthejmë qytetarit dinjitetin dhe qeverisjen e mirë të PDK-së”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe “presioni për ta njohur”, janë pjesa më e…