Themelohet Oda e Ndërmjetësuesve
Ministria e Drejtësisë ka organizuar për herë të parë Kuvendin e Themelimit të Odës së Ndërmjetësuesve.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, vlerësoi se puna e ndërmjetësimit është e rëndësishme dhe ka rol në zgjidhjen më të lehtë të rasteve në sistemin e drejtësisë.
“Pozita e ndërmjetësuesit paraqet rol shumë të rëndësishëm për qasje më të lehtë të qytetarëve në Kosovë. Ndërmjetësimi ofron një bazë shumë të mirë në Kosovë dhe u ndihmon qytetarëve të zgjidhin rastet më lehtë. Ndërmjetësimi ka mundësuar zgjidhjen e 6 mijë rasteve në Kosovë, Ministria e Drejtësisë do t’i kushtoj rëndësi këtyre profesioneve. Ne si Ministri e Drejtësisë do t’i mbështesim në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë qasje më të mirë dhe të lirë në drejtësi. Si sekretar duke vlerësuar lartë këtë ditë u dëshiroj punë të mbarë në konstituimin e organeve”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale, Chris Thompson, tha se USAID-i e mbështetë punën në ndërmjetësim përmes projekteve në Kosovë dhe se në Kosovë ka profesionistë të mjaftueshëm të kësaj fushe.
Ai tha se përmes ndërmjetësimit synohet shmangia nga korrupsioni.