Themelohet Oda Ekonomike Kosovaro Japoneze
Sot në Prishtinë, është mbajtur kuvendi themelues i Odë Ekonomike Kosovaro Japoneze.
Përveç përfaqësuesve të kompanive themeluese të kësaj ode në kuvendin themelues morri pjesë edhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë Keisuke Yamanaka
Në Kuvendin themelues për kryetar të Odës me mandat dy vjeçar u zgjodh Bujar Hoxha.
Zori Yamanaka duke përshëndetur themelimin e OEKJ pasi falënderoi kompanitë themeluese të Odës foli për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë që nga eksporti, turizmi, importet, shkëmbimet e eksperiencave dhe mundësitë tjera të shumta të bashkëpunimit.
Dike u falënderuar për zgjedhjen në krye të OEKJ Hoxha theksoi se do të jetë i fokusuar në konsolidimi i Odës, promovimi i produkteve vendore, turizimi etj.
Ai po ashtu theksoi se ne si komunitet biznesi do të punojmë së bashku për përmirësim të klimës së biznesit në vend duke pas si model Japoninë.
Gjithashtu Hoxha theksoi angazhimin për rritjen e bashkëpunimin me Ambasadat në Prishtinë e Tokio, si dhe me odat ekonomike respektive në Japoni.