Themelohet Oda Ekonomike Shqipatre

02 janar 2025 | 21:15

Është themeluar Oda Ekonomike Shqiptare në krye me Hyzer Gashin.

“Me krijimin e kësaj ode, ne vendosim themelet e një shtëpie të përbashkët ku zëri i bizneseve tona bashkohet për të ndarë eksperienca, ide dhe mundësi bashkpunimi që shkojnë përtej kufijve gjeografik”, është thënë në njoftim.

Njoftimi i plotë:
Përshëndetje me rastin e krijimit të Odës Ekonomike Shqiptare,

Të nderuar antarë dhe mbështetës të Odes Ekonomike Shqiptare,

Sot shënojmë një moment historik për bashkpunimin ekonomik të trevave shqiptare. Me krijimin e kësaj ode, ne vendosim themelet e një shtëpie të përbashkët ku zëri i bizneseve tona bashkohet për të ndarë eksperienca, ide dhe mundësi bashkpunimi që shkojnë përtej kufijve gjeografikë.

Kjo odë është një burim frymëzimi për brezat e rinj, duke na kujtuar rëndësinë e përqendrimit në krijimin e punës dhe zhvillimit aty ku jetojmë. Vendit tonë i nevojitet energjia, talenti dhe vizioni ynë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Është koha të kuptojmë se diamantin e kemi poshtë këmbëve tona- bukuritë dhe mundësitë e pafundme që vendi ynë ofron janë të mjaftushme për të ndërtuar një jetë të begatë dhe të qëndrushme.

Nuk duhet të ndiejmë më nevojën për të migruar në vende të huaja për të kërkuar mundësi. Përkundrazi, le të eksplorojmë botën si turist, duke e parë atë me sy të hapur dhe të frymëzuar, por gjithmonë duke u kthyer në vendin tonë për të ndërtuar. Ne duhet të jemi bashkë, të përbashkojmë idetë tona dhe të krijojmë biznese dhe vende pune që reflektojnë fuqinë dhe potencialin e komuniteteve tona.

Oda Ekonomike Shqiptare është platforma ku ne mund të eksplorojmë së bashku këto mundësi dhe të ndërtojmë një të ardhme më të fortë dhe më të qëndrueshme se kurrë më parë, duke ndihmuar në forcimin e ekonomisë sonë.

Mundësitë e pafundme të aktivizimit dhe bashkëpunimit që ofron ky rrjet janë një ftesë për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e unitetit dhe inovacionit. Urime për këtë hap të madh dhe suksese të shumta përpara! Le të jetë kjo odë një simbol i unitetit dhe përparimit për të gjithë shqiptarët.

Gëzuar Vitin e Ri 2025

Me respekt

Z. Hyzer Gashi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka mbajtur…