Themelohet Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike

19 mars 2021 | 15:05

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se ka nënshkruar sot vendimin për ndryshim plotësimin e nenit 12 të Statutit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës , me të cilin në kuadër të organizimit të kësaj qendre, veprimtarive shëndetësore, arsimore dhe kërkimore shkencore në QKUK, i shtohet edhe Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike.

“Ky vendim bëhet sipas kërkesës së Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Krijimi dhe funksionalizimi i këtij shërbimi vjen si nevojë për avancim dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në fushën e mikrobiologjisë klinike, falë edhe ngritjes së kapaciteteve në infrastrukturë dhe në resurse për këtë shërbim”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…