Themeluesi i “Tik-Tok” është tashmë personi më i pasur në Kinë? Sa shkon pasuria e tij?
Zhang Yiming, themeluesi i TikTok, është shpallur njeriu më i pasur në Kinë, me një pasuri prej 49.3 miliardë dollarësh. Ai është quajtur “mbreti i videove të shkurtra” dhe ka marrë këtë titull për herë të parë në listën e të pasurve të Kinës Hurun.
Yiming, i cili dha dorëheqjen si CEO i ByteDance, kompanisë që zotëron TikTok, në vitin 2021, është personi i 18-të që arrin këtë status në 26 vitet e fundit. Ai zuri vendin e parë, duke lënë pas Zhong Shanshan, një tjetër miliarder, i cili pa pasurinë e tij të ulet me 24% në 47.9 miliardë dollarë.
Lista e miliarderëve ka reflektuar një vit të vështirë ekonomik për shumë individë në Kinë, me një numër të madh që kanë pësuar humbje të konsiderueshme. Kjo situatë përkeqësohet për shkak të një beteje ligjore mbi asetet e ByteDance në Shtetet e Bashkuara, ku TikTok përballohet me mundësinë e ndalimit vitin e ardhshëm nëse kompania nuk zgjidh situatën e akuzave për ndarjen e të dhënave me qeverinë kineze, gjë që ajo e mohon.