Themeluesit e ‘Instagram’-it largohen nga kompania
Bashkëthemeluesit e aplikacionit për shpërndarje të fotografive, “Instagram”, Kevin Systrom dhe Mike Krieger do të largohen nga kompania.
Systrom, deri tani shef ekzekutiv i aplikacionit, ka thënë se ata do të largohen për të “zbuluar kreativitetin tonë”.
“Instagram”-i, aplikacion që është blerë nga “Facebook”-u më 2012 në vlerë të 1 miliard dollarëve, tani ka më shumë se 1 miliardë përdorues.
Njoftimi për largimin e këtyre dy personave ka ardhur në kohën e raportimeve për marrëdhënie të tensionuara në mes të tyre dhe udhëheqësisë së “Facebook”-ut.
“Tani jemi gati për kapitullin e ri”, ka thënë Systrom në një deklaratë.
“Ndërtimi i gjërave të reja, nënkupton që ne duhet të largohemi, të kuptojmë se çfarë na inspiron dhe të përkojmë me atë që ka nevojë bota, kjo është ajo që planifikojmë të bëjmë”.
Ndërkohë, themeluesi i kompanisë, “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka thënë në një deklaratë se “Instagram”-i ka reflektuar mënyrën se si themeluesit e këtij aplikacioni kanë “kombinuar talente kreative”.
“Unë kam mësuar shumë duke punuar me ata në gjashtë vjetët e fundit dhe e kam shijuar. Mezi po pres të shoh se çfarë do të krijojnë tani”, është shprehur ai.
Systrom dhe Krieger, janë në të 30-at e tyre, derisa studiojnë në Universitetin Standford.