Thënie të bukura nga Franz Kafka
Franz Kafka lindi në 1883 dhe jetoi vetëm 40 vjet.
Gjatë jetës së tij të shkurtër, i mbushur me frikë dhe shpresa të parealizuara, ai shkroi vepra që meritojnë të qëndrojnë në të njëjtin nivel me krijimet më të mëdha të letërsisë botërore.
Romani “Procesi”, të cilin ai nuk donte t’ia tregonte botës, u shit në formë dorëshkrimi për gati 2 milionë dollarë më 1988.
Tregimet e shkurtra, romanet që kurrë nuk i përfundoi; 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji; pjesën tjetër e la me testament që të digjej.
Është cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë. Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin “Metamorfoza”, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe.
Për lexuesit tanë kemi përmbledhur thëniet e tij më të bukura:
Zoti t’i jep arrat, mirëpo ai nuk i thyen ato për ty.
Nuk i lexoj reklamat, sepse po t’i lexoja do të shpenzoja gjithë kohën time duke dëshiruar të zotëroj gjëra.
Një libër do të duhej të ishte një sëpatë që e thyen detin e ngrirë brenda nesh.
Në luftën midis vetes dhe botës, përkrahe botën.
Kushdo që ruan aftësinë për ta parë bukurinë, nuk ka për t’u plakur kurrë.
Duke besuar në mënyrë pasionante në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Ajo që ende nuk ekziston është thjesht diçka që nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm”.
Kam frikë nga nata. Kam frikë nga jo-nata.
Je i lirë, prandaj dhe je i humbur.
Librat që na duhen janë ato që na vijnë si fatkeqësi, që na bëjnë të vuajmë si vdekja e një personi që e duam më shumë se veten, që na bëjnë të ndihemi sikur jemi në prag të vetëvrasjes, ose të humbur në një pyll ku nuk frymon asnjë njeri.
Mos e ndrysho, mos e ujit, mos u mundo ta bësh logjik. Mos e ndrysho shpirtin tënd sipas kërkesave të të tjerëve. Përkundrazi, ndiqi fiksimet e tua më të forta, në mënyrë të pamëshirshme.
Ka një pafundësi shpresash në këtë univers… por ato nuk janë për ne.
Njeriu i veprimit i detyruar të mendojë, është i palumtur deri në çastin që ia arrin të dalë nga kjo situatë.
Kushdo që nuk arrin të gjejë kuptimin e jetës së tij, ndërkohë që ai është gjallë, ka nevojë që një dorë ta ruajë paksa nga dëshpërimi ndaj fatit të tij… por me dorën tjetër ai nuk mund të zhdavaritë çfarë shikon në mes të rrënojave.
Shoqërimi me qenie njerëzore çon në vetëvëzhgim.
Të besosh në progresin nuk do të thotë të besosh se është bërë ndonjë progres.
Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Joekzistuesja është çfarëdo gjëje që ne nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm.
Fatkeqësia e Don Kishotit nuk është përfytyrimi i tij, por Sanço Pançoja.
E ligë është çdo gjë dëfryese.
Si mund të gjesh kënaqësi në botë nëse nuk e ke atë për strehë?
Unë kam ndjesinë e vërtetë të vetes sime vetëm kur jam tej mase i palumtur.
Nëse unë do të jetoj përjetësisht, si do të ekzistoj nesër?
Në njëfarë kuptimi e Mira është e parehatshme.
Sa tmerrshëm e pakët është njohja e vetes sime, krahasuar me njohjen e dhomës sime.
Nuk është e nevojshme të largohesh nga shtëpia jote. Rri në tryezë dhe dëgjo. Madje mos dëgjo, vetëm prit. Madje as mos prit, vetëm rri qetësisht dhe vetmitar. Bota do të paraqitet tek ti pa masë, nuk ka rrugë tjetër, vetëm do të bjerë në gjunjë para teje.
Parimi im kryesor është ky: Faji nuk duhet dyshuar kurrë.
Vuajtja është elementi pozitiv i kësaj bote, në të vërtetë është e vetmja lidhje midis kësaj botes dhe pozitives.
Dashuria sensuale është mashtruese si dhe dashuria hyjnore; ajo nuk mund të bëhet vetë, por gjersa e ka pavetëdijshëm elementin e dashurisë hyjnore brenda vetes, mund të bëhet edhe kështu.
Historia e njerëzimit është çasti midis dy hapave të udhëtarit.
Ka vetëm dy gjëra. E vërteta dhe gënjeshtrat. E vërteta është e pandashme, gjersa ajo nuk e njeh veten; të gjithë ata që duan ta njohin, vetëm sa gënjejnë.