Thepat e virusit korona, të mbështjellë me sheqerna

10 prill 2020 | 08:27

Shkencëtarët e Universitetit në Southampton theksojnë se koronavirusi futet në sheqerna, të cilat pastaj i ndihmojnë që të shmanget sistemi imunitar i trupit.

Ata thonë se virusi i ri përdor sheqernat në mënyrë që të futet në trup si “ujku në lëkurën e qengjit”, shkruan Independent, përcjell Telegrafi.

Ekipi i hulumtuesve, të cilin e udhëheq Mark Crispin, ka thënë se virusi, megjithatë, nuk është i mbrojtur si të tjerët si, p. sh., HIV. Edhe këto informacione, sipas tyre, do t’u ndihmojnë njerëzve të cilët e bëjnë vaksinën.

Ai ka shpjeguar se ky virus ka numër të madh thepash në sipërfaqe, të cilat i përdor në mënyrë që të lidhet dhe të futet në qeliza në trupin njerëzor. Ata thepa janë të mbështjellë me sheqerna, të cilat i mbulojnë proteinat e tyre virusale dhe u ndihmojnë që ta shmangin sistemin imunitar të trupit. Kështu ata sillen si ujq në lëkurë qengji.

Megjithatë, një ndër zbulimet tona kryesore është që, pa marrë parasysh sa sheqerna ka, nuk është aq i mbrojtur si viruset e tjera.

Virusi, si p. sh. HIV-i, i cili mbetet në një familje, duhet vazhdimisht ta shmangë sistemin imunitar të njeriut, prandaj ka shtresë shumë të dendur të këtij sheqeri, i cili i është mburojë – ka thënë Crispin.

Doktori ka theksuar edhe që koronavirusi sillet sipas sistemit “sulmo dhe ik” dhe që, siç e dimë, kalon nga njëri person te tjetri.

Megjithatë, ai ka dendësi më të ulët se sheqeri i përmendur, që do të thotë se ekziston pengesa e vogël për sistemin imunitar që ta neutralizojë virusin me antitrup.

Ky është rekomandim inkurajues për zhvillim të vaksinës, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Rusi ka ndodhur një ngjarje jo shumë e zakontë.…