Therandë, persona të papërgjegjshëm hedhin mbeturina në hapësirat publike
16 prill 2023
| 10:45
Kryetari i Therandës, Bali Muharremaj, ka postuar në “Facebook” një fotografi ku shihet se persona të papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina në hapësirat publike.
“Kjo është e turpshme. Hedhja me mbeturinave në hapësira publike është e dënueshme, dhe natyrisht se inspektorët do të veprojnë me dënime sapo të verifikohet se kush e bëri veprën e shëmtuar. E di dhe e kuptoj se edhe ju e dënoni këtë akt, andaj kudo që i shihni këta persona të papërgjegjshëm i fotografoni dhe e njoftoni Drejtorinë e Inspeksionit në komunën tonë”, ka shkruar Muharremaj.