Theren me thikë dy persona në Shtime
20 nëntor 2021
| 11:22
Dy persona në Shtime kanë përfunduar dje të therur me thikë.
Në lidhje me rastin është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer aktin pas një fjalosje verbale që ka pasur me viktimat.
Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Shtime 19.11.2021 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.