Theresa May i mbijeton votëbesimit
16 janar 2019
| 20:27
Pasi deputetët britanikë refuzuan marrëveshjen e kryeministres Theresa May për Brexit, sot ata i kanë dhënë mbështetje asaj, duke votuar pro në votëbesimin e qeverisë.
325 deputetë votuan pro saj, ndërsa 306 ishin kundër.
Pas votimit, kryeministrja Theresa May ka thënë se parlamenti shprehu besimin në qeverinë e drejtuar nga ajo.
“Qeveria do të garantojë prosperitetin dhe fuqizimin e vendit. Në do të mbajmë premtimin që iu kemi bërë qytetarëve për të vazhduar me procesin e Brexit-it”, ka thënë May.