
Theresa May në “ditën e gjykimit”
Pas debateve të gjata dhe zvarritjes së votës parlamentare që u shoqërua edhe me një mocion besimi ndaj saj, kryeministrja britanike Theresa May do të përballet këtë të martë me deputetët në Dhomën e Ulët. Plani i shefes së qeverisë për shkëputjen nga BE do të votohet në mbrëmje në parlament, por May i ka të pakta shanset t’ia dalë mbanë.
Goditja i vjen nga brenda partisë së saj, ku shumë deputetë konservatorë pritet të votojnë kundër planit. Kryeministrja u bëri thirrje të hënën të votojnë marrëveshjen, ose do të zhgënjenin popullin britanik. Theresa May-t i duhet një mrekulli të shpëtojë planin e me gjasë edhe karrigen.
Në të kundërt skenarët janë të ndryshëm, një shkëputje pa marrëveshje me Brukseli, një tjetër marrëveshje, zgjedhje të parakohshme apo edhe një Referendum i dytë për Brexit./Tv Klan/