Theresa May për sulmin ndaj Sirisë: S’kishim alternativë tjetër

14 prill 2018 | 09:17

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në një deklaratë drejtuar popullit të saj tregoi se si ua kishte dhënë urdhrin Forcave Britanike për sulm, për t’i dhënë fund përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Bashar Al Asad.

May ka pohuar se e kishte marrë këtë veprim ushtarak për shkak se konsideron se mbron të drejtat kombëtare të britanikëve, ndërsa ka shtuar se nuk kishin asnjë alternativë tjetër.

“Këtë mbrëmje urdhërova forcat e armatosura britanike për të ndërmarrë një aksion të përbashkët kundër caqeve të armëve kimike të regjimit sirian. Ne jemi bashkë në këtë luftë me aleatët tonë amerikan dhe francez. Në Douma, të shtunën e kaluar me armë kimike u vranë 75 njerëz, përfshirë fëmijë në një horror të paparë. Në fakt ky sulm nuk duhet ta befasojë askënd”, ka deklaruar kryeministrja britanike.

Mes të tjerash ajo ka shtuar se regjimi sirian në vazhdimësi i ka përdorur armët kimike kundër njerëzve të vet, siç ishte rasti i vetëm para pak ditëve ku mes viktimave kishte dhe fëmijë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar për…