Theret me mjet prerës një i mitur në Shqipëri

04 tetor 2024 | 11:26

Një i mitur në Shqipëri e ka therur me mjet prerës një të mitur tjetër.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, ndërsa i theruri me thikë është dërguar në spital, shkruan TCh.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një tjetër, 16 vjeç, pasi më datë 02.10.2024, rreth orës 18:00, në Laknas, pas një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar, ndërsa 16-vjeçari nuk ka kallëzuar krimin. I dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së Joe Biden ka thënë se beson se…