
Theret me thikë një person në Prishtinë
11 shkurt 2021
| 08:52
Një person është therur me thikë në rrugën B në Prishtinë.
Si shkak deri tek ngjarja ka qenë një mosmarrëveshje në komunikacion që kishin dy drejtues të veturave.
I lënduari ka marrë trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. ,” B’’ ,Prishtinë 10.02.2021-17:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dy drejtues veturash janë përfshirë në një zenkë, njëri është lënduar me një mjet të mprehtë –thikë. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.