Theret me thikë një person në Prishtinë
17 dhjetor 2023
| 11:06
Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK mbrëmjen e së shtunës.
Kjo pasi ai kishte qenë i therur me thikë dhe kishte pasur plagë në kokë me shishe të qelqit.
Rasti kishte ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.
“Lidhur me rastin janë intervistuar katër dëshmitar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.