Theret me thikë një person në Prishtinë, Policia: Rasti në hetime

14 mars 2025 | 22:40

Një person është ther me thikë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

”Sot rreth orës  20 :45, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.  I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

RTK: Shoferët e autobusëve që janë në grevë përleshen mes vete pastaj edhe me Policinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe 8 seanca ka në dispozicion Zyra e Prokurorit të…