Theret me thikë një person në Vlorë

09 mars 2025 | 17:10

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.

Për pasojë, një 20-vjeçar është therur me thikë, i cili bëhet e ditur se ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikur për jetë.

Të dëmtuar me sende të forta kanë mbetur edhe tre të tjerë, të moshës 19, 30, dhe 32-vjeçar, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në polici.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se është shpallur në kërkim një 25 vjeçar, i dyshuar për therjen me thikë.

“Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një fitore për kompaninë X të miliarderit Elon Musk.…