Theret me thikë një person pas një përleshjeje në Gjakovë

01 nëntor 2021 | 15:35

Një person është therur me thikë në afërsi të gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Kjo pas një përleshje që ka ndodhur ndërmjet disa personave aty.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Gjakovës.

“Përleshje mes qytetarëve në afërsi të gjimnazit ‘Hajdar Dushi’- Gjakovë. Rreth orës 11:30. Është përdorë mjet i mprehtë (thikë).Të lënduar janë dy persona. Njëri është transferuar në spitalin rajonal ‘Isa Grezda’, tjetri në ambulancën e qytetit për tretman mjekësor. Në vendngjarje ka dalë policia. Hetimet janë në zhvillim”, ka thënë ai për “KK”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marku ka realizuar një video mesazh në rrjetin social “TikTok”…