Theret për vdekje 28-vjeçari nga Kosova, autori dyshohet se është po ashtu kosovar

19 dhjetor 2022 | 20:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër – dyshohet se pas një zënke kosovari ka goditur për vdekje bashkombasin e tij.

Siç raporton medium zviceran 20minutes.ch, viktima është goditur me thikë, pasditen e së dielës në Biere.

28-vjeçari bëhet e ditur se nuk ka vendbanim në Zvicër, përcjell Telegrafi.

Sipas policisë, viktima është gjetur i shtrirë pa ndjenja dhe kishe pasur gjakderdhje të madhe –duke bërë që mos t’I mbijetojë plagëve të marra.

Lidhur me rastin policia e Kantonit Vaud, ka arrestuar 55-vjeçarin kosovar, si i dyshuar kryesor në këtë ngjarje.

Raportimet e para të policisë, thonë se viktima dhe dorasi edhe më herët kanë pasur konflikt mes vete.

Për rastin, hetimet janë duke vazhduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti në trafik.…