![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/ternava.jpg)
Therja e kurbanëve, BIK-u dhe AVUK-u kanë një një apel për qytetarët
05 korrik 2022
| 12:19
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Drejtorisë së Inspektoratit në AVUK, Ilirjana Zymberajn.
Myftiu Tërnava ka shprehur falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AVUK) për menaxhimin e procesit të therjes së kurbaneve.
Edhe Zymberaj është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet AVUK-ut dhe BIK-ut, si dhe ka shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe më tej.
Bashkësia Islame e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës kanë bërë apel te të gjithë qytetarët e Kosovës të cilën duan të therin kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK.