Therja me thikë e ketër personave në Ferizaj, Ismaili: Mosreagimi i institucioneve, shqetësues

12 nëntor 2024 | 12:31

Ish-deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar pas theries me thikë të katër personave në Ferizaj.

Ajo ka thënë se është shqetësues fakti i mosreagimit të institucioneve të shtetit

“Therja me thikë e katër personave në Ferizaj është ngjarje alarmuese, tronditëse!  Ndërsa mosreagimi i qytetarëve dhe autoriteteve është shqetësues, indinjues!

Pavarësisht se ngjarja ndodhi në publik, nuk pamë se pati ndërhyrje apo incizime që do të ndihmonin hetimet ose sensibilizimin e komunitetit.  Ky rast tregon mungesën e ndërgjegjësimit për të reaguar ndaj dhunës, dobësitë në kulturën e mbështetjes komunitare dhe ndihmës ndaj viktimave”.

“Për më tepër, vonesa e institucioneve të sigurisë për të vepruar (sulmuesi pati kohë të lëvizë në vende tjera dhe të gjejë viktima tjera) përforcon mosbesimin ndaj autoriteteve dhe tregon nevojën për masa më të forta ligjore, prani më e madhe institucioneve të sigurisë  dhe ndërgjegjësim publik. Kur ka sulme me thikë gjetiu në botë, Kosova reagon.  Kur ndodhë sulmi në Kosovë, Kosova heshtë. E papranueshme!  Shërim të shpejtë dhe pa pasoja për viktimat!”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Ferrari janë të kënaqur këtë sezon me pesë fitore…