
Therje me thikë në Fushë Kosovë
09 prill 2025
| 23:31
Një person është therur me thikë sot në Fushë Kosovë.
Policia njofton se ai është dërguar për trajtim mjekësor dhe një person i dyshuar është arrestuar lidhur me rastin.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Elez Berisha” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar”, tha Ahmeti.