Therje me thikë në Prishtinë
02 shtator 2024
| 19:20
Prishtina nuk po gjen qetësi. Një tjetër rast i rëndë ka ndodhur të hënën pasdite.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se një person është therur me thikë në rrugën “Lekë Dukagjini”.
“Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Ndryshe, mbrëmë në Prishtinë një person u vra e pesë të tjerë u plagosën.