Theu karantinën për të parë të dashurën, australiani dënohet me burg
Një burrë në Australi thyente rregullat e karantinës vetëm për të parë të dashurën e tij.
Yusuf Karakaya, përdorte shkallët e fshehta të hotelit ku ishte duke karantinuar për të takuar të dashurën e tij. Këtë veprim ai e kishte bërë disa herë deri në momentin që u kuptua nga rojet e hotelit ku menjëherë ata e raportuan në organet përkatëse.
Karakaya u dënua me gjashtë muaj burg, mirëpo më pas ky vendim u pezullua dhe ai tani do bëjë vetëm një muaj burg.
Ai ishte kthyer nga Perth, pas një vizitë në Sidnei në fund të korrikut dhe u urdhërua të futej në karantinë për 2 javë në hotelin Mercure në Perth.
Karakaya u arrestua i fshehur në një dollap gjumi në shtëpinë e të dashurës së tij dhe në momentin kur u arrestua i tha policisë se ishte ditëlindja e saj dhe nëse nuk do të shkonte do të ishte në telashe.