Theu karantinën për të parë të dashurën, australiani dënohet me burg
01 shtator 2020
| 11:12
Një djalë në Australi ka thyer rregullat e karantinës vetëm për të parë të dashurën. Yusuf Karakaya përdorte shkallët e fshehta të hotelit ku ishte karantinuar për ta takuar të dashurën e tij.
Këtë veprim ai e kishte bërë disa herë deri në momentin që u kuptua nga rojet e hotelit ku menjëherë ata e raportuan në organet përkatëse.
Karakaya u dënua me gjashtë muaj burg, mirëpo më pas ky vendim u pezullua dhe ai tani do të bëjë vetëm një muaj burg.