Një burrë lituanez testoi qëndrueshmërinë e tij duke kaluar 3 orë e 1 minutë i zhytur deri në qafë në akull për të thyer një Rekord Botëror Guinness.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Valerjan Romanovski zhvilloi sfidën e tij në sheshin kryesor bë qytetin historik të Vilniusit, Lituani.
Përfaqësuesit e rekordeve botërore të Guinness ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë.
Megjithatë, zyrtarët e Guinness thanë se do të duhet pak kohë për të verifikuar rekordin.