Thiago Alcantara bëhet asistent i Hansi Flickut
17 korrik 2024
| 15:14
Ish-futbollisti Thiago Alcantara është bërë asistent i trajnerit Hansi Flick te Barcelona.
Spanjolli vetëm disa ditë më parë i dha fund karrierës në moshën 33-vjeçare, ndërsa tani ka marrë pozitën si asistent.
“Pasi e njoftoi fundin e karrierës në moshën 33-vjeçare, Thiago Alcantara do të kalojë në javët në vijim si pjesë e stafit të Hanis Flickut për të nisur punën si trajner. Ish-lojtari pritet të jetë me skuadrën tërë verën, andaj do të jetë në udhëtimin tonë në Amerikë”.
“Mesfushori hyri nga akademia e La Masia dhe trajneri i ri i blaugranëve ka krijuar një lidhje të ngushtë në sezonin e vetëm që kishin te Bayern Munich, kur e fituan tripletën”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.