Thiago: Largimi nga Bayerni, vendimi më i vështirë i karrierës
Thiago Alcantara do të jetë pjesë e Liverpoolit, por më parë duhet të përshëndetet me “bavarezët”.
Shtatë vite me Bayern Munchen dhe sezoni i fundit ishte perfekt, pasi fitoi titullin, Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Spanjolli, përmes një videoje, tregon se ky ishte vendimi më i vështirë që kishte marrë, ndërkohë që vlerësimet e tij për bavarezët janë maksimale.
“Po, kam marrë vendimin më të rëndësishëm në karrierën time sportive. Do të mbyll një kapitull në një klub të mrekullueshëm, ku jam rritur si futbollist për shtatë vite. Triumfe, kënaqësi dhe momente të vështira. Më së shumti jam krenar se erdha në Mynih si një djalë i ri me shumë ëndrra dhe tani iki i realizuar nga ky klub me histori. Këtu mësova të dua traditat dhe tani po them mirupafshim, por kurrë nuk do ta harroj: ‘Mia san Mia’. Kam përjetuar momente fantastike, në këtë qytet, në këtë ekip, në ‘Allianz Arena’, me familjen bavareze. Vendimi im është krejtësisht i natyrës sportive, si futbollist dua sfida të reja për ta zhvilluar vetën më tej. Bavaria do të jetë gjithmonë shtëpia ime”, ka thënë Thiago.
https://twitter.com/i/status/1306891781292908544