Thiemi mposhti Federerin në finalen e Indian Wells
Tenisti austriak Dominic Thiem ka triumfuar në turneun e parë Masters të vitit 2019, atë të Indian Wells, duke mundur 2-1 në finale (3-6, 6-3, 7-5) zviceranin Roger Federer. Falë këtij suksesi, Thiem ngjitet në vendin e katërt të renditjes botërore, ndërsa Federer ndodhet një vend pas tij.
Ndeshja nisi mirë për Federerin, që e dominoi setin e parë, ku u shkëput që në fillim dhe fitoi 6-3. Por shpejt rikuperon Thiem, që përmbys lojën në setin e dytë, duke ngritur ndjeshëm nivelin dhe fiton 6-3. Loja bëhet mjaft e bukur në setin e tretë, ku loja është e barabartë deri në shifrat 5-5.
Më pas Thiem fiton një “game” me topat e Federer, duke triumfuar 7-5 dhe krejt ndeshjen 2-1. Në përballjet direkte, Thiem udhëheq 3-2 ndaj Federer, duke u ngjitur për herë të parë në karrierë në vendin e katërt. kjo është hera e parë për austriakun që fiton në një turne Masters. /Telesport/