Thierry Henry nuk heziton, zgjedh mesfushorin më të mirë në histori të Ligës Premier

09 shkurt 2025 | 10:56

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, nuk e kishte problem për ta zgjedhur mesfushorin më të mirë në histori të Ligës Premier.

Pasi fitoi një sërë trofesh në nivel skuadre dhe çmime individuale gjatë tetë viteve sa ishte pjesë e Arsenalit, Henry vlerësohet nga shumë si një prej lojtarëve më të mirë në histori të Ligës Premier.

Aventura e tij në elitën e futbollit anglez bëri që të luante së bashku dhe kundër disa prej lojtarëve më të mirë, teksa ekipe si Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe Chelsea që të gjitha luftonin për titull.

Për dekada, tifozë të ndryshëm të klubeve angleze kishin debatuar se kush është mesfushori më i mirë në histori të ligës, por Henry në një intervistë të dhënë në vitin 2020, nuk kishte dyshime për këtë.

‘Paul Scholes. I radhës do të ishte, menjëherë mbrapa, shumë afër, Steven Gerrard, por unë duhet të shkojë me Paul Scholes’.

‘Ai është më përpara me kokën e tij. Ai e bëri Manchester United të shkëlqente. Sa herë që ne po luanim ndaj tyre, ne duhej të gjenim një mënyrë që ta ndalim atë, është e vërtetë’.

‘Mendoj se Gerrard vjen shumë afër tij, por Scholes duhet të fitojë. Ju djema në Angli keni pasur në letër, mesfushën më të mirë në botë’, ka thënë Henry.

Sidoqoftë, së fundmi Kevin De Bruyne i Manchester Cityt me shumë mundësi i ka fituar vetes një vend në këtë debat pasi po vazhdon të dëshmojë pse është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë, përkundër faktit se lëndimet ia kanë limituar minutat në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti ishte protagonist në fitoren e…