Thirret protestë për humbjen e jetëve në vendin e punës
07 tetor 2018
| 11:22
Me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona” organizata joqeveritare “Beyond the Wall” do të organizojë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protesta do të mbahet të mërkurën më 10 tetor 2018 me fillim nga ora 11:00.
“Helmeta me emrin e çdo të vdekuri në vendin e punës do të vendoset në rrethojat e qeverisë. Secili rast që zbardhet helmeta bashkë me emrin e të vdekurit në vendin e punës largohet nga rrethojat e qeverisë, për çdo të vdekur në vend të punës shtohet një Helmet në rrethojat e qeverisë. Nëse qeveria i largon Helmetat pa u zbardhur rastet, nënkupton që ajo po pajtohet me vdekjet, ne do gjejmë mënyra tjera për tua rikujtuar gjithmonë”, thuhet në njoftimin e organizatës.