THIRRJA DHE NJOFTIMI PËR AMERIKEN NË KOSOVË

22 maj 2021 | 13:21

Ismet Sylejmani

Më 22 Maj 2000 në Gjilan u lëshua në popull dhe në mjetet e informimit publik THIRRJA dhe NJOFTIMI për herë të parë në histori, që njoftonte se më 31 Maj 2000, në qendër të qytetit të Gjilanit, do të organizohej tubim i madh popullor, për nderë të prezencës së SHBA-ve në Kosovë!

Që nga ajo kohë e deri më sot, kanë kaluar 21 vite, dhe ai tubim ishte dhe mbetet tubimi më i madh jo vetëm në Gjilan, por në tërë Kosovën, që është mbajtur në nderim të aleatit tonë më të madh në histori, Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Ky eveniment ishte më i madhi pro Amerikes, prej 12 Qershorit 1999, që kur ishin futur trupat e Alences Veriatlantike të NATO-s në Kosovë!

Propozimi për tubim ishte i Këshillit të Rrethit të Lëvizjes Popullore të Kosovës në Gjilan, pastaj u organizua nga Këshilli Organizativ, në të cilin merrnin pjesë gjitha partitë politike në Gjilan, edhe Komanda e Zonës së 6-të të TMK-së Kolonel Hysen Shahini, Dom Lush Gjergji nga Kisha Katolike Shqiptare, nga mekanizma shteterorë dhe nga shoqata të ndryshme, dhe këtu po e japim të plotë listën ashtu sikur u lexua në tubim para popullit: LPK, TMK, LKÇK, PPK, UNIKOMB, AAK, UPS, LBD, PQLK, LGJK, PNDSH, PLK, PSDK, PSHDK, PDT, PDK, LDK, SHPJ, SHBP, KMDLNJ, Kisha Katolike Shqiptare, Kosovatransi, SHHB “N.Tereze”, NTP “Bejta Comerc”, Bankos, Qendra e Kulturës, SHKA “Mic Sokoli”, Ansambli “Gurra”, Estrada, SHKA “ Bajram Curri” …

Këshilli Organizativ që përfaqësohej nga përfaqësuesit e subjekteve politike dhe jopolitike, morri vendim që 8 ditë përpara ditës së mbajtjes së manifestimit të lëshonte për opinion THIRRJEN dhe NJOFTIMIN për organizimin e manifestimit: FUQIA PLANETARE NË KOSOVË!

THIRRJA për manifestim përpos tekstit kishte edhe portretet e tri figurave qendrore të Amerikës, Presidentit Klinton, Sekretares Albright dhe Ambasadorit Walker!

NJOFTIMI për manifestim përpos tekstit, i vendosëm edhe disa foto të bombarduesve të ndryshëm të aviacionit Amerikan, të cilët bombarduan armikun tonë shekullorë Serbinë pushtuese!

22 Maji i vitit 2000 është datë e shënuar në kalendarin kombëtar të Gjilanit dhe të Kosovës, sepse atë ditë filloi shpërndarja e THIRRJES dhe NJOFTIMIT që paralajmëronte për mbajtjen dhe organizimin e ngjarjes më të madhe deri atëherë për Ameriken në Kosovë, por që mbeti e vetmja e përmasave të tilla të mëdha që u organizua!

Jemi me fat që Ameriken e kemi aleat!

Faleminderit Amerikë, të don pafundësisht populli shqiptar!

Rroftë aleati ynë i madh populli Amerikan!

Gjilan, 22 Maj 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 22-vjetorin e rënies së tyre, kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir…