Thirrja e Leonardo Di Caprios: Mbroni lumin Vjosa

31 tetor 2019 | 20:05

Aktori i njohur i Hollywoodit, Leonardo Di Caprio i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve. Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se qeveria shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike.

Di Caprio e cilëson Shqipërinë si një nga vendet më të varfëra të Europës dhe tregon se lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik. Më tej, aktori evidenton dëmet që këto ndërtime do t’i sjellin ekosistemit si dhe kontaminimin e ujit.

“Lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik. Qeveria Shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike për një nga vendet më të varfëra të Europës duke patur qëllim ndërtimin e 8 HEC-eve përgjatë rrjedhës së saj.

Gjatë një studimi vendosin në pikëpyetje rolin fuqizimit përmes ujit. Shumë kritikë thonë se përfitimet e HEC-eve janë të mbivlerësuara. Por ato bllokojnë rrjedhën natyrale të lumenjve dhe ndryshojnë përbërjen kimike të tyre”, shkruan Di Caprio.

Sakaq, kujtojmë se në mbrojtje të lumit Vjosa janë mobilizuar, krahas banorëve dhe shoqërisë civile, edhe dhjetëra organizata ndërkombëtare në mbrojtje të natyrës dhe ekosistemit.

Leonardo Di Caprio dhe organizata e tij ambientaliste, u angazhuan fuqimisht në mbledhjen e fondeve pas zjarreve shkatërrimtare që përfshinë “mushkëritë e botës”, pyjet e Amazonës./mapo

https://www.instagram.com/p/B4ShcDzFnOc/?utm_source=ig_web_copy_link

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një ndeshjeje veteranësh mes Brazilit dhe Izraelit, arbitrja ndaloi…