Thirrja e Metës: Partia e Lirisë i ka dyert e hapura për profesionistët e rinj

20 shtator 2022 | 11:33

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur në një takim një inxhinier, ndërsa ka publikuar dhe një foto së bashku me të.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Meta ka theksuar se Partia e Lirisë i ka dyert dhe tribunat e përfaqësimit të hapura për të gjithë profesionistët e rinj.

“Kënaqësi të mirëprisja inxhinierin e talentuar Dorjan Osmanaj, i cili përfaqëson një gjenerate të re të mirëedukuar brenda dhe jashtë vendit. Partia e Lirisë i ka dyert dhe tribunat e përfaqësimit të hapura për të gjithë profesionistët e rinj”, ka shkruar Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Tuchel mund të rikthehet sërish në Bundesliga. Emri i…