Thirrja për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente pritet të hapet në shtator
Me afrimin e muajve të ftoftë, shumë qytetarë po presin për hapjen e thirrjes së subvencioneve për pompa termike nga Qeveria e Kosovës.
Në lidhje me këtë, “Telegrafi” ka kontaktuar Ministrinë e Ekonomisë, derisa këta të fundit kanë njoftuar se thirrja për subvencione do të hapet në muajin shtator. “Thirrja do të hapet në shtator, por nuk dihet data”, kanë thënë shkurt nga Ministria e Ekonomisë.
Të pyetur se çfarë subvencione mund të ketë, nga Ministria e Ekonomisë kanë thënë se nuk janë në dijeni sepse sipas tyre mund të ketë ndryshime thirrja.
Ndryshe, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës ka shpallur hapjen e aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, specifikisht pompave termike, të cilat janë pajisje elektrike të ngrohjes dhe ftohjes. Vlen të theksohet se vitin e kaluar, subvencionimi ka mbuluar 30 për qind të vlerës së investimit të një pompe termike standarde.