Thirrje kundër Kosovës, ndërpritet ndeshja
15 nëntor 2024
| 22:47
Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Rumani – Kosovë.
Në tribuna ka thirrje anti-Kosovë dhe lojtarët kërkojnë që ndeshja të ndërpritet. Lojtarët e Kosovës kanë dalur nga fusha e lojës dhe janë futur në dhomat e zhveshjes.
Policia e Rumanisë është futur në fushë, ndërsa janë hedhur gjësende të forta nga huliganët rumunë.
Lojtarët e Kosovës janë futur në zhveshtore, pasi siguria e tyre është në nivelin më të ulët.