Thirrje për hetimin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në veri (video)
11 dhjetor 2022
| 16:26
Rrugët kryesore, që çojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës, mbesin të bllokuara nga barrikadat që serbët lokalë i vendosën pas arrestimit të të dyshuarit kryesor për sulmin ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok.
Derisa bllokadat mbesin në rrugë, cak i një sulmi me shok bombë ishte një veturë e EULEX-it në afërsi të fshatit Rudarë.