THIRRJE PRESIDENTIT PUTIN E TRUPAVE USHTARAKE RUSE

08 mars 2022 | 13:21

Tefta Cami

Ju bëj thirrje në këtë 8 mars si grua, që lind e mbron jetën e si nënë, ju trupave ushtarake dhe oficerëve Rus:

Ndërgjegjësohuni, se po bëni një luftë të padrejtë, për t’u shërbyer oligarkëve tuaj me presidentin Putin, si më i korruptuari në Rusi!

Ndërgjegjësohuni, se po vrisni shtetas të një vendi fqinj e të një kombi paqësorë me prejardhje trake!

Po vrisni edhe gra e femije deri edhe beben Kirili 18 muajsh!

A vriten fqinjët, që njihen si vëllezër?

A vriten fëmijët e sapo lindur?

A e bëni gjumin të qetë nga klithmat e fëmijve dhe të popullit trim e heroik të Ukrainës, që po vrisni me urdhër të presidentit Putin?!

Ndërgjegjësohuni dhe mos lejoni të përdoren jetët tuaja të bekuara si mish për top nga ju si agresorë të Rusisë!

Ndërgjegjësohuni dhe dezertoni nga lufta, duke u kthyer pranë familjeve tuaja të dashura e të shenjta, për të mbrojtur jetët tuaja të çmuara, që e keni dhuratën më të bukur nga dashuria prindërore!

Ndërgjegjësohuni, se po merrni mallkimin e gjithë popujve të botës! Mallkimi i përbashkë është energji e fuqishme, që do t’ju zë deri në 50 breza.

Në këtë 8 mars edhe unë si grua e nënë në vend, që të uroj, po mallkoj:

Qofsh i mallkuar o  presidenti Putin në 50 breza, që sulmove Republikën Demokratike të Ukrainës dhe po bën vrasje e krime makabre deri edhe bebet e vogla si Kirilin 18 muajsh!

Qofsh i mallkuar o presidenti Putin, që po e përdor ushtrinë ruse si mish për top, për të kënaqur egocentrizmin e manjakizmin tënd, për t’i  rikthyer Rusisë territoret e ish-BS, që shpreh sa çmenduri aq edhe një ëndërr të parealizueshme.

Shekulli i XXI është e do të jetë kundër perandorive skllavëruese, sepse popujt duan pavarësi kombëtare, duan paqe, duan liri e sistem demokratik.

Qofsh i mallkuar o presidenti Putin, që sulmove e po bën agresion ushtarak mbi Republikën Demokratike të Ukrahinës me pretekstin, që të mos futet në NATO, ashtu siç po paralajmëron presidenti i Serbisë Vuçiq Republikën e Kosovës, që UÇK-ja e NATO e çliruan nga kthetrat e skllavërisë të Serbisë dhe e bënë të pavarur. Mesa duket Vuçiçi po provokon NATO-n, që t’i vihet kufiri atje ku duhet, mbi ish-Sanxhakun e Nishit tek molla e kuqe, ku ka qenë dogana Serbi-Kosovë.

Popujt e dijnë se NATO është e do të jetë në shërbim të mbrojtjes së lirisë e të pavarësisë të vendeve të pavarura e demokratike. Dhe vendet e pavarura dijnë e janë të lira të vendosin aleancën me NATO-n.

Qofshë i mallkuar o presidenti Putin si dhe e gjithë  klika jote qeveritare e ushtarake, që zbatojnë qëllimet vrastare e kriminale tuajat, për të vrarë ukrahinas të pafajshëm! Ju ndjektë hija e krimit si tek tragjedia e Shekspirit “Makbeth”

nga klithmat e të rënëve e të fëmijve të vrarë!

 

Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës

Tiranë, më 8 mars, 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elvana Gjata dhe Ledri Vula janë padyshim ndër artistët më…