Thirrjet në Amerikë: Ndoshta jeta e presidentëve nuk duhet lënë në duart e një drejtueseje të Pepsit!

16 korrik 2024 | 00:16

Kjo është thirrja e fundit në Amerikë pasi drejtoresha e Shërbimit Sekret të Amerikës, Kimberly Cheatle ka qenë më herët drejtuese e Pepsit.

Orët e fundit po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen, pas atentatit që iu bë kandidatit republikan, ish-presidentit Trump.

Cheatle, e cila më parë ka punuar si drejtuese e lartë në Global Security për PepsiCo, ka prej 2022-shit në pozicionin e drejtueses së Shërbimit Sekret të SHBA.

Kur punonte në PepsiCo, Cheatle thuhet se ishte ‘përgjegjëse për drejtimin dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë për objektet e kompanisë në Amerikën e Veriut’.

Faqja e internetit gjithashtu vë në dukje se përpara se të punonte në PepsiCo, Cheatle kishte shërbyer ‘për 27 vjet në Shërbimin Sekret të SHBA’.

Një dëshmitar tha për BBC News se ai e kishte parë atentatorin e Trump me një armë që po lëvizte në majë të çatisë së një ndërtese afër mitingut në Butler, Pensilvani.

“Po mendoja me vete ‘Pse Trump po flet ende, pse nuk e kanë hequr nga skena’”, tha ai.

Pra si ka mundësi që nuk u pa nga Shërbimi Sekret? Në rrjet po ironizohet në lidhje me ruajtjen e objekteve të Pepsit dikur e të presidentëve tashmë nga ana e Cheatle dhe ky është rasti tipi kur CV-ja të bëhet problem.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani ka thënë…