Thomas largohet nga Trepça, transferohet në Izrael

10 shkurt 2025 | 13:23

KB Trepça ka njoftuar se fundori amerikan, Larry Thomas është larguar nga skuadra, kurse ai karrierën do të vazhdojë në Izrael.

“Me marrëveshje trepalëshe në mes të  klubeve KB Trepça Dhe A.S Ironi Ashkelon edhe vet lojtarit ju informojmë që Larry Thomas karrierën do të vazhdoj në Izrael. Larryn e falënderojmë për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar për ngjyrat tona dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Thomas ka fituar Superkupën e Kosovës me Trepçën, ndërsa më herët ishte shpallur kampion edhe me skuadrën e Pejës. Këtë sezon, Thomas ka luajtur me një mesatare prej 10 pikëve, 3 kërcimeve dhe 3 asistimeve për ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka përshëndetur faktin që zgjedhjet parlamentare në Kosovë…