Thompson iu qëndron besnik Warriorsave
03 korrik 2019
| 13:37
Ndryshe nga Kevin Duranti që u largua për të luajtur me Brooklyn Netsin, basketbollisti Klay Thompson ka vendosur të qëndrojë te Golden State Warriorsi.
“Snajperi” ka rinovuar kontratën me nën-kampionët e NBA-së. Thompsoni ka nënshkruar një kontratë të re, pesëvjeçare me Warriorsin, nga e cila do të përfitojë 190 milionë dollarë. Gjithsesi, rikthimi në fushë i Thompsonit do të ndodhë në vitin 2020.
Basketbollisti është i dëmtuar dhe nuk pritet të luajë para shkurtit të vitit të ardhshëm.