Thompsoni mungon deri në shkurt
04 tetor 2019
| 13:47
Bob Myers, drejtor sportiv i Golde State, konfirmoi se skuadra nënkampione e NBA-s nuk do ta ketë në dispozicion, deri në shkurt të 2020-s, basketbollistin Klay Thompson.
Ai u dëmtua gjatë finaleve të “play-off”-it sezonin e fundit dhe më pas u operua në gju. “Klay është mirë. Për fat të keq, nuk do ta kemi në dispozicion në shumicën e sezonit. Do të mungojë të paktën deri në shkurt, kur të jetë pushimi për All Star Game. Vetëm atëherë mund të japim informacione të tjera për gjendjen e tij”, ka thënë Myers.