Thonë se Hoti po ha byrek e faturat e shpenzimeve, dhjetëra mijëra euro

05 tetor 2020 | 08:14

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se, pavarësisht se qeveritarët po thonë se Hoti po hanë byrek, faturat e shpenzimeve po dalin shumë të larta.

“Problemi nuk është te konsumimi i byrekut, sandviçit. Problemi është te hipokrizia, ku përderisa thuhet se po ha byrek, dalin faturat e shpenzimeve për dreka e darka që janë dhjetëra mijëra euro, pra këto i kemi pasur në këto qeveritë që po i përmendim”, ka thënë Murati në “Reporteri”.

Ai ka thënë se gjatë qeverisjes Kurti nuk ka pasur shpenzime mijëra euro për darka e dreka. “Nuk ka pasur shpenzime dhjetëra mijëra euro në qeverinë Kurti për dreka e darka. Dmth., ka vazhduar njëtrajtshmëria. Edhe te qeveria Haradinaj kemi parë një gjë të tillë. Edhe tani kemi parë faturat vetëm prej udhëtimit të Skënder Hysenit që nuk ka as post, nuk ka qenë i zgjedhur, madje nuk ka garuar në zgjedhje ku bakshishi e tejkalon shifrën e një dreke këtu, e le mosshpenzimi për drekën. Kemi një standard prej palës tjetër ku ndryshe tentohet të paraqitet qeverisja me këto improvizime e, në fakt, mbrapa perdes ndryshe ndodh. Kurse në qeverinë Kurti, ka qenë i njëjti person si në protesta, aktivitete. Njëjtë ka qenë edhe në qeverisje”, ka deklaruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Prokuroria e Specializuar e Kosovës në Hagë sot mban…