Thonë se Zoti atë ditë (s’)ishte aty

31 janar 2022 | 21:31

Berat Armagedoni

Më 26 shtator 1998
në vendin e quajtur Abri

në lagjen Delijaj

mes një lëndine të bukur rrethuar me mal

23 jetë njerëzish u ndalën një për një sipas ritualit të moçëm serb

së pari me plumb, pastaj me thikë, pastaj me shkrepëse

Zoti duroi shumë atë ditë por, kur pa foshnjën e mbytur me biberon në gojë,

i mbylli sytë

kur pa Diturinë gjashtëjavëshe të përgjakur që thithte sisën e nënës së masakruar,

e mbylli gojën

kur pa nënën shtatzënë të therur me thikë në bark e me zorrët jashtë bashkë me foshnjën,

i mbylli veshët dhe shkoi në tjetër zonë lufte

Që nga ajo ditë

të mbijetuarit dhe dëshmitarët thonë

Zoti atë ditë nuk ishte në vendin tonë

ka të tjerë që thonë se Zoti atë ditë ishte aty

disa thonë e kanë parë

disa thonë e kanë ndier

disa besojnë se ai i shpëtoi nga vdekja

të tjerët thonë se 54 ditë e mbajti gjallë Diturinë pranë të atit

në të 55-tën e mori me vete pranë së ëmës në qiell

se nuk kishte kush ta ushqente me gji nëne në tokë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj është shprehur se mendon…